Avni Morina: Në Përkujtim të Mësuesit Dëshmor, Mustafë T. Morina

Avni Morina: Në Përkujtim të Mësuesit Dëshmor, Mustafë T. Morina

Sot, kur kremtohet një Ditë e Madhe në të gjitha viset etnike shqiptare, 7 Marsi – Dita e Mësuesit, kemi ndjenja të përziera, malli, dhembje dhe krenarie.

Ketë rrugëtim e nisen 117 vjet më parë në Korçën e Madhe, në Korçën krenare, ku u hap dritarja e parë, drita e syve të ballit, shkolla e parë shqipe, nga mësuesit patriotë Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami  dhe shumë pishtarë të arsimit që vunë themelet e shkollës shqipe.

Këta mësues patriotë e flijuan jetën për ta mbajtur gjallë, atë fole të diturisë që armiqtë e kombit me çdo kusht donin ta prangonin në agun e parë të dritës.

Dhe kjo vazhdoi edhe me Mësuesin tonë Musën tonë, kur arsimtari, intelektuali ynë shqiptar i shkollës dhe pedagogjisë kombëtare, mbyllë ditarin në sirtar dhe i qepet maleve me pushkë në dorë, dhe gjakun e tij ia fali lirisë së atdheut. Ai akt  ishte është më shumë se sakrificë, është më shumë se vetëflijim.

Ky dhe  arsimtarët dëshmorë, atdheut të vet ia mbëltuan lulen më të bukur në zemër të atdheut që ne e quajmë LULELIRIE që nuk do të vyshket kurrë, sepse rrënjët i ka thellë në gjakun e derdhur të dëshmorëve.

Këta dëshmorë të kombit që ranë në luftën e lavdishme të Kosovës, kundër forcave ushtarake e policore  serbe, që vranë dhe masakruan  popullin martir të Kosovës.

Lavdi Mësuesit Musa, Lavdi të gjithë Mësuesve qe ranë për çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …