Në përvjetorin e 25-të të rënies nderohen dëshmorët Alajdin Elshani dhe Xhevat Elshani

Sot, në Brestoc, në përvjetorin e 25-të të rënies, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, nderuan kujtimin për dëshmorët Alajdin Elshani dhe Xhevat Elshani, që u përjetësuan në luftimet me forcat serbe, më 28 maj 1999, si dhe kujtimin për Selim Berishën, i rënë më 27 maj 1999, pasi u fut në bunkerin e forcave armike. Tashmë dihet se liria duhet ujitur me gjakun e bijave e bijve më të dashur, sepse kështu ka qenë gjithmonë. Mirëpo, flijimet janë dëshmi e përkushtimit e të gatishmërisë, po ashtu dëshmi e pjekurisë dhe e synimit tonë historik. Me veprën dhe rënien e tyre, dëshmorët nderuan pushkët e lirisë, qëllimet dhe idealet për të cilat luftuan dhe u përjetësuan në faqet e ndritura të historisë, Selimi, Xhevati dhe Alajdini si dhe dëshmorët e kombit, kudo që ranë për lirinë e atdheut, ka thënë mes tjerash kryetari Latifi në fjalën e tij.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …