Kryetari i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe Republikës Serbe, Ai e bëri këtë deklaratë, dje në Sombor, ku zyrtarët e Serbisë po e shënonin përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s. Bombardimi i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, filloi për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Në fjalimin e tij Dodik përsëriti kërcënimet për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjës dhe bashkimin me Serbinë. “Tani ata duan të rrëmbejnë pronën, ndërkaq unë u them në momentin që ju përpiqeni të rrëmbeni pronën tonë, ju keni thirrur një seancë të Kuvendit të Republikës Serbe, ku do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës sonë. Mesazhi i tij vjen një ditë pas vendimit të Qeverisë së Republikës Serbe për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe dhe publikimit të një projektligji që detyron organizatat joqeveritare të raportojnë të gjitha transaksionet që financohen nga jashtë. Vendimi është marrë në seancën e qeverisë së këtij entiteti, të enjten, më 23 mars, në Banja Llukë.
