Në përvjetorin e bombardimeve të NATO-së, kryetari Haliti falënderon shtetet që intervenuan për ta shpëtuar popullin e Kosovës

24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë. Intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore. 24 marsi na kthen kujtimet kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë, për shkak të politikave të spastrimit etnik të shtetit serb.  Nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan popullin tonë në ditët më të rënda për të. Kosova gjithmonë do t’u jetë falënderuese miqve të saj dhe secilit shtet anëtar të NATO-së për intervenimin që shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj”, thuhet në falënderimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në përvjetorin e 24 të fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet ushtarake serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …