Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli ka hyrë në garë për të sjellë ndryshime pozitive në kryeqytet

Në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, luftëtari i lirisë, Selim Pacolli ka bërë një dedikim për të gjithë çlirimtarët

Në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, luftëtari i lirisë, Selim Pacolli ka bërë një dedikim për të gjithë çlirimtarët. Ai ka shkruar  se jemi borxhlinj ndaj gjakut, amanetit, fëmijëve dhe familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të Kombit. Me këtë rast Selim Pacolli, ka  publikuar letrën e dëshmorit Gëzim Hamza, i njohur me nofkën “Piktori”, duke thënë se kjo letër vërteton më së miri vullnetin, idealin e dëshmorëve tanë për liri.

 

Letra e plotë

 

Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur! A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve. Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.

O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.

Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pavarësinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.

O Zot të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.

O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.

Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.

Babushi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …