Në përvjetorin e rënies së Dëshmorëve dhe Martirëve, përurohet ,,Kompleksi Memorial’’ në fshatin Lloqan

Në 21 vjetorin e rënies në Altarin e Lirisë  në fshatit  Lloqan nga sot do të jen të skalitur emrat e Dëshmorëve të këtij fshati, Dinë Cenaj, Tafil Kasuamj dhe Shaban Kasuamaj, si dhe martirëve të këtij fshati të ren në vitin 1998/1999 në një Kompleks të përbashkët. Të partishëm në këtë përvjetor dhe në përurim të këtij Kompleksi ishin, i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari  Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, deputet, FSK, Polici e Kosovës, familjarë dhe qytetar të shumtë. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha se ,,Duke i ngritur memorialët dhe kujtuar Dëshmorët e Martiret e rënë, ne kujtojmë se sa e gjatë dhe e mundimshëm ishte rruga deri te Liria, andaj ne si institucion  komunal jemi zotuar se të gjitha varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve dhe Komplekset Memorial në komunën e Deçanit do të rregullohen e këtë jemi duke e bë në vazhdimësi, e do të vazhdojmë ta bëj për të gjithë’’. Ndërsa të pranishmit e kësaj ceremonie i ka përshëndetur djali i Dëshmorit Dinë Cenaj, Asim Cenaj, ku dhe falënderoi  Institucionin Komunal për ndërtimin e këtij ,,Kompleksi Memorial’’ dhe të pranishmit për pjesëmarrjen dhe nderimin që i bënë në këtë ditë të shënuar për banorët e këtij fshati. Po sot është emëruar edhe një rrugë në brendi të fshatit që mbanë emrin e Dëshmorit të Kombit  Shaban Kasumaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …