Në përvjetorin e vrasjes , u nderua dëshmori Artim Jashari

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  së bashku me Kryesuesin e kuvendit të komunës Bislim Imeri si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë, dhe anëtarët e Shoqatave të dala nga lufta kanë nderuar dëshmorin Artim Jashari, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tij.

Me këtë rast kryetari Bahtiri,  së bashku me bashkëpunëtorët e tij por edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera, bënë homazhe dhe vendosën  kurora lulesh tek lapidari i Artim Jasharit.

Kryetari Bahtiri, e vlerësoj atë si një figurë të ndritur në historinë më të re të Kosovës.  “ Ndër mijëra luftëtarë trima që ranë heroikisht në fushëbetejë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës para 17 viteve , ishte edhe dëshmori Artim Jashari, të cilin ne sot duke përkujtuar, po e nderojmë veprën e tij, në bazë të së cilës ne po e gëzojmë Lirinë dhe Pavarësinë, prandaj emri dhe vepra e tij nuk do të vdes kurrë”, tha ndër të tjerash kryetari  Bahtiri.

Ai shtoj se,  dëshmorët, siç është edhe Artimi, kanë pas një vizion për këtë vend. “Ju familjarë të nderuar, duhet të jeni krenarë për Artimin”, tha kryetari Bahtiri.

Në emër të familjes Jashari, të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoj për pjesëmarrje, vëllai i dëshmorit, Kushtrim Jashari.

Me këtë rast, ai  falënderoj kryetarin e komunës  së Mitrovicës Agim Bahtirin, për kontributin që është duke e dhënë për komunën e Mitrovicës dhe se po ashtu kërkoj nga institucionet dhe të gjithë të tjerët që të punojnë  së bashku edhe më shumë për të  quar në vend amanetin e atyre që sakrifikuan edhe jetën e tyre për këtë vend.

Po ashtu të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën buqeta lulesh tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, e gjitha kjo u bë në koordinimin me familjarët dhe Shoqatat e dala nga lufta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …