Janë bërë një javë që kur Qeveria e Kosovës vendosi masat e reja për luftimin e parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Pjesë e këtyre masave ishte edhe vendimi që për të hyrë në Kosovë çdo qytetar duhet të ketë certifikatë që është vaksinuar ose test PCR negativ për coronavirus. E ky vendim ka bërë që sërish në pikat kufitare të kthehen kolonat e automjeteve. Kolona të gjata në orët e mëngjesit të sotëm raportohen në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar deri në orën 06:00 kolonat në dalje të këtyre tri pikave kufitare ishin nga 50 deri në 300 metra, kurse në hyrje nuk ka pasur kolona. Pritjet kanë qenë nga 10 deri në 30 minuta. Kujtojmë se të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Kosovës qoftë nga Shqipëria por edhe vendet tjera iu duhet dëshmia e vaksinimit ose testi RT-PCR, i kryer jo më larg se në 72 orët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …