Në Pirq të Mitrovicës u zbulua pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të kombit Sylejman dhe Shapi Kalludra

Në Pirq të Mitrovicës u zbulua pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të kombit Sylejman dhe Shabi Kalludra

Në fshatin Pirq sot është bërë zbulimi i Pllakës Përkujtimore në nderim të dy dëshmorëve, të familjes Kalludra, Sylejman dhe Shabi Kalludra, të rënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarët e tij Naser Muja, drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë si dhe Nehat Bahtiri, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë para të pranishmëve se familjet e dëshmorëve duhet të ndihen krenar për të rënët në liri. “Sot me rastin e përurimit të kësaj pllake përkujtimore nderojmë dy luftëtarë dhe atdhetarë të devotshëm të cilët dhanë jetë e tyre për liri e pavarësi të vendit. Ne si institucione duhet të punojmë që ta realizojmë amanetin e dëshmorëve për një shtet të pavarur dhe sovran, për një shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe për një të ardhme më të mirë”, tha kryetari Bahtiri. Në anën tjetër, Nuhi Kalludra, bashkëluftëtar i dëshmorëve tha se të flasësh për veprën e dëshmorëve është e vështirë. “Përurimi i lapidarit sjellë ndjenjë të dhembjes, por mbi të gjitha gufon ndjenja e krenarisë, ndërsa këtë liri të cilën e gëzojmë ne, duhet ta ruajmë dhe të punojmë për zhvillimin e vendit tonë”, shtoj bashkëluftëtari Kalludra. Banorët e kësaj ane ndanë edhe një mirënjohje për kryetarin Bahtiri, si shenjë respekti për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë dhe po i jep fshatit Pirq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …