Mungesa e përkrahjes shtetërore dhe kushtet e rënda po ndikon që banorët shqiptar të veriut të Mitrovicës të ua shesin pronat e tyre blerësve serb, prona të cilat u janë uzurpuar që dy dekada. Njoftohet se nga 500 banesat e tyre të uzurpuara nga serbët, tani kanë mbetur vetëm edhe 250 pa u shitur. Shitja e pronave të tyre të uzurpuara nga serbët është duke vazhduar edhe tani pasi banorët shqiptar nuk gëzojnë asnjë mbështetje qeveritare përkundër banorëve serb të cilët përkrahen në mënyra të ndryshme nga qeveria e Serbisë. Kjo po bënë që në pjesën veriore e Mitrovicës të bëhet spastrimin i heshtur etnik nga popullata shqiptare dhe të popullohet në heshtje nga serbët të cilët po përkrahen nga Qeveria e Serbisë për tua blerë shtëpitë, banesat dhe pronat e qytetarëve shqiptar. Llogaritet se deri më tani banorët shqiptarët kanë shitur rreth 60 për qind të shtëpive dhe rreth 50 për qind të banesave të tyre në veri të Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …