Në pjesën veriore të Mitrovicës janë shkruar mbishkrime nëpërmjet të cilave bëhet thirrje për rezistencë. “Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri” është shkruar nëpër vende të ndryshme. Data 21 nëntor përkon me datën kur është paralajmëruar për shqiptimin e gjobave për qytetarët që ngasin vetura me tabela të vjetra e që nuk kanë pranuar t’i zëvendësojnë ato me targa të Kosovës. Mbishkrime të tilla janë shkruar edhe pak muaj më parë. “Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbi. Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”, janë mbishkrime të shkruara në pjesën veriore të Kosovës gjatë muajit gusht.
