Policia e Kosoves

Në pjesën veriore të Mitrovicës janë sulmuar me mjet shpërthyes zyrtar të Policisë së Kosovës

Në pjesën veriore të Mitrovicës janë sulmuar me mjet shpërthyes zyrtar të Policisë së Kosovës. Sulmi ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në ora 2 e 20 minuta, te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve në Mitrovicë të Veriut. Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë. “Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës. Për këtë sulm, është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …