leoni

Në Polac është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të të rënëve dëshmorë, martirë dhe civilë, të cilët u vranë gjatë luftës çlirimtare nga policia dhe ushtria serbe

Sot në fshatin Polac është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të të rënëve dëshmorë, martirë dhe civilë, të cilët u vranë gjatë luftës çlirimtare, nga policia dhe ushtria serbe. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorë komunalë, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës, Bislim Zogaj, ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përfaqësues të Familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftëtarë, familjarë, pjesëtarë të FSK-së, qytetarë dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura tha se falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve, sot jemi të lirë dhe të pavarur. Ai ka shtuar se është në përgjegjësinë e institucioneve që të mirëmbahet kompleksi memorial në Polac, në mënyrë që homazhet e familjarëve të bëhen në kushte më të mira. Pas disa recitaleve nga nxënësit e shkollës së Polacit, është bërë zbulimi i pllakës ku janë emrat e 86 të vrarëve të luftës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …