Në postimet e tyre, me rastin e Epopesë së Dukagjinit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, nuk përmendin, Ramush Haradinajn. Ata jo vetëm që nuk kanë pranuar të marrin pjesë në manifestimin qendror, që u mbajt në Gllogjan, por ashtu si zakonisht, edhe kësaj radhe sipas shprehive inat-zeza, këta dy krerë të institucioneve, anashkaluan me qëllim, përmendjen e emrit të Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj, pa luftën e qëndresën e tij heroike me tërë familjen, nuk do të ishte shënuar kjo datë në kalendarin e luftës së UÇK-së. Ata janë mjaftuar të përmendin emrat e tre dëshmorëve, të rënë me 24 mars të vitit 1998, por me asnjë fjali të vetme nuk e kanë shënuar dimensionin historik, që ka kjo betejë. Injorimi, me mos përmendjen e emrave të kundërshtarëve politikë, tregon urrejtje të papërmbajtur, për të mos thënë edhe çoroditëse, pasi të dy këta, Albin e Vjosë, përmendin me lehtësi dhe pa asnjë hezitim emrat e mbiemrat e Aleksander Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit, Radojçiqit e të tjerëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …