Në Pozheran të komunës së Vitisë është asfaltuar rruga “ Sabit Zuka”, me këtë rast punimet i kanë vizituar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira të shoqëruar nga Koordinatori i këtij lokaliteti, Ilir Zuka. Banorët e Pozheranit potencuan se asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë dhe falënderuan Komunën e Vitisë për këtë investim infrastrukturor.