Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, vendi ynë është njohur nga Barbadosi

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, vendi ynë është njohur nga Barbadosi

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, vendi ynë është njohur nga Barbadosi. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli. Ai ka publikuar letrën që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeverinë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës. Ministria ka nderin që të njoftoi se Kabineti i Barbadosit ka aprovuar njohjen zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Rrjedhimisht, propozohet që zyrtarët përkatës të Barbadosit dhe të Kosovës në Nju-Jork, SHBA, të nënshkruajnë një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve në mes të Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën njohëse nga Barbadosi. Barbadosi është shtet ishullor në lindje të Karaibeve.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …