Në prag të 28 Nëntorit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në bashkëpunim me OVL të UÇK-së në Rahovec, në Krushë të Madhe përuruan 7 pllaka përkujtimore në shtëpitë të cilat gjatë luftës 1998 dhe 1999, ishin strehë e UÇK- së. Kryetari Latifi tha se po ndjehem mirë që jemi bashkë me bashkëluftëtarët dhe familjarët e heronjve, me babain e dëshmorit Bekim Gashi – bacën Ismet Gashi, me motrat e heroit Habib Gashi – Hasimen dhe Zejnien, me bashkëshorten e heroit Mensur Zyberaj dhe vajzën e tij Flakën, me djalin e heroit Hysni Duraku – Dritonin dhe vëllezërit e veprimtarit atdhetar, të ndjerit Avdi Duraku si dhe me ish eprorë nga Brigada 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së. Mirënjohje e thellë dhe vlerësim i lartë për kontributin dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë që i kanë dhënë luftës sonë çlirimtare: