Në prag të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, dega e OVL të UÇK-së , së bashku me kryetarn e komunës, Ekrem Kastrati dhe anëtarin e kryesisë së degës, Feriz Krasniqi, filluam aktivitetin e vizitave në shkollat e Komunës së Malishevës, të cilat mbajnë emrat e dëshmorëve. Me këtë rast, dega e OVL të UÇK-së në Malishevë, ndanë edhe mirënjohje për kolektivat e këtyre shkollave, me motivacionin “Për kontributin e çmueshëm të dhënë dhe mbajtjen me dinjitet të emrit të dëshmorit”. “Shkollat tona kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, ndërsa mbajtja e emrave të dëshmorëve, është nderë dhe njohje e vlerave më të mëdha të kombit, që ne gjithmonë do ti kujtojmë dhe përulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”. Sot vizituam shkollat në Carrallukë, që mbanë e emrin e dëshmorit, Imer Krasniqi, në Malishevë, që mbanë emrin e dëshmorit Ibrahim Mazreku dhe në Gurbardh, që mban emrin e dëshmorit, Habib Berisha, ku ju kemi dorëzuar mirënjohejt, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojmë këtë aktivitet edhe në shkollat tjera
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …