Në prag të festës së Kurban Bajramit, mërgimtarët Labinot Morina nga Astrazupi i Malishevës dhe Bedri Suka nga Bllaca e Suharekës ndihmuan me pako ushqimore dhe higjienike 20 familje nga Komuna e Malishevës, që jetojnë në kushte të rënda ekonomike e sociale. Komuna e Malishevës falënderon përzemërsisht dy mërgimtarët tanë Morina dhe Suka, që në prag të festës së Kurban Bajramit, ndihmuan dhe gëzuan me këto pako, 20 familje të komunës së Malishevës.