Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit dy familjet Guniqi nga Ngucati u bënë me shtëpitë e tyre të reja

Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor ishte në Ngucat, për të qenë pjesë e gëzimit të madh të dy familjeve Guniqi, të cilat Natën e Madhe do ta presin në shtëpitë e tyre të reja. Me këtë rast kryetari Kastrati i ka faënderu nga zemra gjithë banorëve të fshatit Ngucat, që muaj më parë ndërmorën këtë nismë kaq bujare e fisnike, për të siguruar donacione, në mënyrë që këto dy familje me kushte të rënda sociale dhe ekonomike, të bëhen me kulm mbi kokë. Zoti ua shpërbleftë secilit prej qytetarëve, donatorëve, bizneseve, që për asnjë moment nuk hezituan t’i përgjigjen kësaj nismë madhështore të fshatit Ngucat, nismë të cilën e përkrahëm edhe ne si Komunë e Malishevës, ka thënë kryetari Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …