Në prag të fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim lëmoshe, për rritjen 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta, për herë të parë pas 4 vjet qeverisjeje. Ministri i Financave, fyesi dhe nënçmuesi i çoroditur i luftës çlirimtare, Hekuran Murati, ka thënë se të gjitha pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 20 për qind. Ky ministër, ka theksuar se rritje do të ketë edhe kategoria e veteranëve të luftës dhe viktimat e dhunës seksuale me 20 për qind mbi shumën aktuale. Po ashtu, qeveria ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike për familjarët e veprimtarit, Enver Hadri. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Lyra Osmani mori mbështetjen e kabinetit qeveritar si Inspektore e Përgjithshme e Zyrës së Kryeministrit. Ndërsa, Avni Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi i katërt për komunat …