Pavarësisht se kryetarja, Vjosa Osmani ishte zotuar se nuk do të takohej me kryetarin serb, Aleksander Vuçiq, dje në Kishnjev të Moldavisë, megjithatë kishte ndodhur një takim në distancë në mes tyre, ku të pranishëm ishin: shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kryetari francez, Emmanul Macron, si dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëjnë të ditur burimet e huaja të lajmeve. Takimi joformal nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta. Është thënë po ashtu se në mes të Vjosa Osmanit dhe Aleksander Vuçiqit nuk ka pasur përshëndetje me shtrëngim duarsh. Po ashtu ende nuk është dhënë sinjal për ndonjë zgjidhje të situatës në Veriun e Kosovës. Takimin, më në fund e ka pranuar edhe Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …