Në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, u mbajt manifestimi tradicional “Dita e Diasporës

Në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, u mbajt manifestimi tradicional “Dita e Diasporës

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz organizuar nga  Ministria e  Diasporës, u mbajt manifestimi tradicional “Dita e Diasporës”, në të cilin mori pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe përfaqësues të komunave e deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ky manifestim filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”. Pas homazheve, ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se edhe  këtë vit jemi  në Prekaz, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënoi një prej momenteve më kulminante të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri. Manifestimi përfundoi me fjalën e Murat Jasharit, përfaqësues i familjes Jashari, i cili, pasi i falënderoi të pranishmit për praninë e tyre në këtë manifestim, veçanërisht orkestrën “Spartiti per Scutare”, theksoi se është emocion i veçantë kur dëgjon një grup muzikor italian, në krye me Bardh Jakovën, duke kënduar shqip.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …