Në Prishtinë është hapë Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2019  

Pas organizimit të panaireve të punës në nivel lokal në shtatë qendra rajonale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkë me GIZ-in gjerman, ka hapë në Prishtinë Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2019, i cili do të jetë në fokus të secilit punëkërkues dhe punëdhënës. Në këtë panair janë shpallur mbi 2000 vende të lira të punës dhe mbi 1000 mundësi për praktikë në punë. Uroj që deri në fund të ditës, këto vende të lira të punës të deklaruara nga punëdhënësit të plotësohen dhe punëtorët të dalin nga ky panair me një kontratë pune, ka thënë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica. Ministri Reçica në të tjera në këtë Panair ka thënë se, si Qeveri, mbetemi të përkushtuar në adresimin e papunësisë në vend dhe përkushtimi ynë konsiston në orientimin e një zhvillimi të ri ekonomik të vendit. Veprimet konkrete që i kemi ndërmarrë si Qeveri kanë bërë që dita ditës, klima e të bërit biznes në Kosovë të ndryshojë dhe ndryshimi i klimës së të bërit biznes mundëson gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …