leoni

Në Prishtinë fillon mësimi gjithë ditor, eksperimental, në pesë shkolla fillore, për vitin shkollor 2024-2025

Në vitin e ri shkollor 2024-2025, pesë shkolla fillore publike në Prishtinë do të fillojnë të zbatojnë një program të ri të mësimit gjithë ditor për nxënësit e ciklit të ulët (klasat 1-5). Ky vendim u mor nga Komuna e Prishtinës dhe synon të ofrojë një qasje më të integruar dhe të larmishme ndaj edukimit. Shkollat ku do të implementohet ky projekt janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se në këto shkolla mësimi do të fillojë çdo mëngjes në orën 07:45, me një shujtë mëngjesi të përgatitur në shtëpi. Pas mësimit bazik deri në mesditë, nxënësit do të përfshihen në aktivitete të ndryshme praktike, lojëra edukative, aktivitete sportive, dhe vizita jashtë shkollës deri në orën 15:45. Lushaku gjithashtu njoftoi se fëmijët do të kenë një shujtë të ngrohtë në drekë, e cila do të sigurohet nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës dhe do të financohet nga komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …