Organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, sot në Prishtinë mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar të drejtave të pacientit. Konferenca “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre”, ka për qëllim sensibilizimin e komunitetit mjekësor për të drejtat dhe obligimet e palëve në një marrëdhënie profesionist shëndetësor-pacient në mënyrë që të ketë sa më pak shkelje të të drejtave të tyre. Ligjërues në këtë konferencë do të jenë ekspert ndërkombëtarë dhe vendorë për të drejtat e pacientëve dhe etikë profesionale. Ata vijnë nga Aleanca Botërore e Organizatave të Pacientëve, Shoqata Botërore e Ligjeve Mjekësore, Shoqata e Mjekëve Amerikan, Forumi Evropian i Pacientëve, përfaqësues të Stafit Mjekësor, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë në Turqi, përfaqësues nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor, Avokati i Popullit, si dhe emra të tjerë eminent ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të shpalosin praktikat më të mira nga vendet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …