Në Prishtinë ka filluar të mbahet konferenca e organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë “Alb Shkenca”. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, drejtori i këtij instituti, Gentian Zymeri theksoi se Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk po mbështesin hulumtimet shkencore. Ai tërhoqi vërejtjen më tutje se e ardhmja e kërkimeve shkencore është problematike sepse buxheti që i dedikohet shkencës është i ulët. Drejtori i “Alb Shkenca” Gentian Zymeri theksoi Zymeri ju bëri thirrje të gjithë stafit akademik që ta ngritin zërin për të parë mundësitë për përmirësimin e kërkimeve shkencore. Ndërkohë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami kërkoi që të rriten fondet për shkencën dhe apeloi që të rriten fondet për shkencë, në mënyrë që të stimulohen hulumtuesit dhe shkencëtarët e rinj, të cilët me hulumtim dhe kërkimin shkencor do të mund të ndihmojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të inovacionit, të shkencës por edhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …