Në Prishtinë u mbajt mbledhja komemorative në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë një numër i madh i aktivistëve si dhe drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje. Prej orës 12:00 do të mbahet një marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës. Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri te Teatri Kombëtar, ku bëhen homazhet. Ndërsa në orën 14:00 –Varrimi i trupit të ndjerit do të bëhet në varrezat e Zllatarit, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …