Në Prishtinë po mbahet protesta e organizuar nga Vetëvendosja me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Protestuesit fillimisht janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare “ Pjetër Bogdani” për të vazhduar drejt sheshit Skenderbeu. Ndërkohë , masës protestues i janë bashkangjitur afër Hotelit Grand edhe punëtorët e Kompleksit Metalurgjik Trepça. Gjatë protestës së zhvilluar janë dëgjuar brohoritje të shumta si “ Me hajna me hajna nuk ka shtet”, “Hashim të duam në Dubravë” , “ Trepça është e jona, jo e Serbisë” dhe brohoritje të tjera kundër koalicionit qeverisës dhe idesë së kryetarit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …