Në Prishtinë po qëndron një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshëm të Shqipërisë

Në Prishtinë po qëndron një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshëm të Shqipërisë

Në vendin tonë është duke qëndruar një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshëm të Shqipërisë i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Delegacioni nga Shqipëria është pritur në takim nga kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi. Në takimin e zhvilluar në mes të dy kryeprokurorëve u bisedua për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve që ata udhëheqin. Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi dhe Llalla, kanë biseduar lidhur me sfidat kryesore të dy sistemeve prokuroriale dhe me sfidat, të arriturat dhe synimet e ardhshme të institucioneve që ata drejtojnë. Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë do të zhvillojë takime edhe me kryetaren e vendit, Atifete Jahjaga dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …