Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve për përkrahjen e grave ndërmarrëse në Kosovë në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes” ka hapur në Prishtinë panairin “Gratë në Biznes 2016”.
Drejtori i kësaj Agjencie, Besian Mustafa tha se është mirë që gratë po marrin pjesë në biznes dhe janë ndërmarrëse të mira.
Ky panairi synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimin e tyre ne shoqëri si dhe inkurajimin e grave tjera për t’u futur në aktivitete biznesore.
Panairi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.