Në Prishtinë u mbajt takimi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

Në Prishtinë u mbajt takimi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

Në Prishtinë u mbajt takimi i radhës konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, kryetari, Hashim Thaçi paraqiti draftin e projekt-rregullores, me të cilin do të dekretohet themelimi i këtij komisioni. Me këtë rast, ai theksoi se ideja për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, përveç shoqërisë civile  ka marrë përkrahje edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe organizata ndërkombëtare, që janë të gatshëm të mbështesin në forma të ndryshme projektin. Dekreti me të cilin do të themelohet komisioni, duhet të garantojë pavarësi, paanshmëri dhe gjithë përfshirje dhe ne jemi të sigurt që pajtimi ndëretnik në Kosovë do të ndodhë, theksoi kryetari, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ka reaguar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala. Ai theksoi se projekt rregullorja e paraqitur nga kryetari Hashim Thaçi është jo serioze dhe se ka gabime logjike dhe përmbajtjesore.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …