Në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja, Vjosa Osmani dhe nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. “Aleanca jonë e përjetshme pasqyrohet dhe zgjerohet vazhdimisht. Vizita e zonjës Allen dëshmon përkushtimin tonë të ndërsjelltë. I shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se kjo mbështetje po vazhdon edhe sot. Bashkëpunimi ynë është materializuar në forma të ndryshme. Kjo marrëveshje është dëshmi e fuqizimit mes dy shteteve tona. Jam jashtëzakonisht e lumtur që nënshkruam këtë marrëveshje që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacioneve. Fushatat dezinformuese synojnë ta cenojnë demokracinë në shtetet tona” tha në mes tjerash kryetarja, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …