Që prej dhjetorit 2022, Kosova ka aplikuar për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje formale nga BE-ja. Ndërsa pozita dhe opozita po akuzojnë njëra-tjetrën për shkakun e këtij ngërçi, Komisioni Evropian ka deklaruar se vendimi për të avancuar Kosovën në këtë proces është në dorën e Këshillit të BE-së. Qeveria pretendon se Kosova ka përmbushur detyrat e saj dhe se bllokimi i procesit lidhet me dinamikat e brendshme të BE-së. Nga ana tjetër, opozita, përfaqësuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e konsideron qeverinë si fajtore për stagnimin. Në një përgjigje për median, Komisioni Evropian shprehet se është i gatshëm të ofrojë një opinion mbi statusin e kandidatit, nëse kërkohet nga Këshilli i BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …