leoni

Në Prizren, është mbajtur një takim pune me Fermerët e komunës së Rahovecit

Në zyrët e kompanisë EuroFood sh.p.k. në Prizren, është mbajtur një takim pune me Fermerët e komunës së Rahovecit, Krusha Madhe, Krusha Vogë, Rogovë, Fortesa, Neprebisht etj. në krye me  drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm Artan Asllani. Gjatë takimit është biseduar dhe diskutuar rreth bashkëpunimit reciprok për vitin 2020, ku të 2 palët konstatuan se edhe pse të rrezikuar nga pandemia COVID 19, arritën të grumbullojnë, respektivisht të përpunojnë dhe prodhojnë një sasi të konsiderueshëm të produkteve sezonale siç janë kornishona, feferona dhe speca kurtovska për prodhimin e ajvarit etj. Gjithashtu u diskutua edhe për hapat që duhet të ndermirën për rritjen e kapaciteteve dhe të kualitetit  të produkteve sezonale për vitin 2021, me këtë rast drejtori Artan Asllani në emër të tij dhe në emër të komunës së Rahovecit në krye me kryetarin Smajl Latifi, premtoi përkrahje të plotë nga komuna e Rahovecit  kompanisë EuroFood sh.p.k. si firmë e suksesshme dhe serioze për komunën e Rahovecit, si dhe fermerëve që kanë qenë në nivel të përgjegjësive, respektivisht që kanë respektuar kontratat e lidhura për furnizim. Drejtori gjeneral i kompanisë Daut Ese, duke i falënderuar të pranishmit, në shenjë respekti ndau mirënjohje dhe shtroi drekë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …