Ukshin Hoti

Në Prizren mbahen aktivitete të shumta kushtuar veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti

Në prag të festës së shumëfishtë të 28 nëntorit, nesër në Prizren zbulohet shtatorja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Në shenjë nderimi dhe respektimi të veprës së tij, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, fillon sot aktivitetet e organizuara për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Aktivitetet do të fillojnë me përmbylljen e turneut në futboll të vogël për të vazhduar me aktivitete të tjera. Nesër në ora 11.00 do të mbahet ora letrare “Për ty Ukshin” e cila do të mbahet në amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit. Në ora 13.00 do të mbahet marsh i studentëve për Ukshin Hotin. Të dielën në ora 11.00 do të mbahet akademi solemne po në këtë institucion të lart arsimor ndërsa në ora 12.00 do të bëhet zbulimi i shtatores së tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …