Në nderin dhe përkujtim të veprimtarit, filozofit, qëndestarit dhe të burgosurit politik të Kosovës, Ukshin Hoti, sot në Universitetin e Prizrenit, i cili e mban emrin e tij, u organizua një orë letrare dhe u mbajt një marsh nga studentët, ndërsa nesër do të zbulohet shtatorja e Ukshin Hotit. Në amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit, u mbajt Ora e madhe Letrare, titulluar, “Për ty Ukshin”, ku pjesën kryesore të aktiviteteve i zhvilluan studentët e UPZ-së dhe pastaj u mbajt një marsh po nga studentët, për nder të Ukshin Hotit. Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor të UPZ-së, tha se këto aktivitete po bëhen për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti në oborrin e Universitetit të Prizrenit. Ai tregoi me këtë rast se propozimi për këtë lapidar ishte bërë nga Parlamenti Studentor. Nesër më 27 nëntor 2016, do të mbahen aktivitetet kryesore, Akademia Solemne si dhe zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …