Në Prizren sot është përuruar shtatorja e heronjve Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sulejman Vokshit

Në Prizren janë përuruar shtatoret e heronjve: Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sylejman Vokshi

Shtatoret e tre drejtuesve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sylejman Vokshi, përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës. Kështu u tha me rastin e përurimit të shtatoreve të liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi sot në hapësirën e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë drejtues të lartë të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se jemi mbledhur sot këtu t’i përkujtojmë veprimtarët, jo vetëm për t’i përkujtuar, por edhe për të marrë nisma të reja për bashkimin tonë. “Këtë vit kemi shumë përvjetor. Shënojmë Vitin e Skënderbeut, 550-vjetorin e vdekjes së tij, 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por po ashtu shënojmë edhe 50-vjetorin e demonstratave të vitit 1968, dhe ato filluan në Prizren këtu me 6 tetor, ku për herë të parë, pas Luftës së Dytë Botërore u valëvit flamuri jonë kombëtar dhe u kërkua e drejta e vetëvendosjes në ish-Jugosllavi. Pastaj këto demonstrata u përhapen në të gjitha trojet shqiptare. Po ashtu, kemi edhe përvjetorin e 21-të të daljes së UÇK-së dhe 20-vjetorin e epopesë së lavdishme të familjes Jashari. Sot edhe pas 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ajo vazhdon të jetë kryefjala e ekzistencës sonë, sepse kjo ngjarje mbetet detyra jonë e madhe që vendosmërisht dhe domosdoshmërisht të përditësojmë agjendën shqiptare”, tha Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …