Në një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale, shtatorja e patriotit dhe zëvendës-komandantit të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Neza është vendosur në qendrën e qytetit të Bajram Currit. Të pranishmit vlerësuan figurën e tij, ndërsa përgjatë ceremonisë u zhvilluan edhe aktivitete kulturore me këngë e valle të zonës. Pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe familje të tjera atdhetare të njohura u mblodhën bashkë duke përkujtuar rolin e Ali Ibër Nezës, këtij atdhetari që ishte një prej 7 anëtarëve të qeverisë së përkohshme të Lidhjes së Prizrenit. Figura e tij u vlerësua nga autoritetet lokale, ndërkohë që pasardhësit e tij shprehën falënderime. Aktivitetet me këngë e valle të zonës shoqëruan këtë ceremoni që u zhvillua në 185-vjetorin e lindjes së këtij patrioti të shquar.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …