leoni

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, u hap “Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2016”

Shkolla elitë në komunën e Mitrovicës , Gjimnazi “Frang Bardhi” me mbështetjen e Komunës së Mitrovicës bëri hapjen e Panairit të Shkencës dhe Kulturës 2016 i cili do të zgjasë tre ditë.

Me rastin e panairit  të Shkencës dhe Kulturës,  kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri,  përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe çmoi lartë punën e madhe që kanë bërë nxënësit e gjimnazit  “Frang Bardhi” në organizimin e kësaj ngjarje madhështore.

Kryetari Bahtiri, theksoi që nxënësit janë vlera më e madhe që ka qyteti i Mitrovicës, dhe se ky panair është më i miri që ka parë ndonjëherë, ngase aty shpaloset shkenca dhe vlerat tona kulturore.

“Dija shkencore është gurthemeli më i fort i ecjes përpara të një kombi,  prandaj Kosova ka nevojë për njerëz të shkencës, kulturës dhe dijes ” potencoj  kryetari Bahtiri.

Një falënderim të veçantë kryetari Bahtiri, pati edhe  për shkollat nga mbarë trojet shqiptare që këtë vit e bënë akoma më të veçantë këtë ngjarje.

Me fjalë rasti këtij evenimenti shkencor dhe kulturor iu drejtua edhe drejtori i Gjimnazit,”Frang Bardhi”, Ismet Ferizi, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit  për kontributin e dhënë që sot së bashku u mblidhem këtu nga mbarë trojet shqiptare për të shfaqur dijet shkencore dhe kulturën shqiptare.

Ky aktivitet, këtë vit shënon jubileun e 10 vjetorit të tij, i  cili u realizua me shumë mund dhe punë të palodhshme nga nxënësit dhe profesorët. Përveç Gjimnazit “Frang Bardhi”, pjesëmarrës ishin edhe Unioni Shqiptar nga Maqedonia,  Gjimnazi “Xhevdet Doda” nga Prishtina, “Kuvendi i Arbërit” nga Ferizaj, dhe të gjitha shkollat e mesme nga Komuna e Mitrovicës.

Panairi mbetët  i hapur për të gjithë vizitorët nga data 13 Prill deri më 15 Prill 2016 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …