leoni

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran vendoset tenda për kontrollin e pacientëve

Me kërkesën e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë, në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë”, në Pozheran është vendosur tenda e kategorizimit të pacientëve. Kjo do të thotë që pacientët aty do të regjistrohen dhe të identifikohen, do t’iu matet temperatura dhe tensioni i gjakut dhe pastaj do të udhëzohen në bazë të gjendjes që kanë. Tenda është vendosur nga FSK-Regjimenti i Gjilanit, si masë parandaluese për të evituar frekuentimin e ambienteve të Emergjencës dhe të kësaj qendre mjekësore nga ndonjë pacient që mund të jetë i infektuar me virusin Covid-19. Ndryshe dje me këtë virus janë identifikuar dy raste të reja, një në Pozheran dhe një në Ramjan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …