Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, po vazhdon procesi i numërimit të votave të diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, po vazhdon procesi i numërimit të votave të diasporës. Nga kutia e parë e fletëvotimeve të qytetarëve të Drenasit që jetojnë jashtë vendit, Partia Demokratike e Kosovës, prin me 178 vota, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 42 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka siguruar 6 vota. Në total, 1107 mërgimtarë nga Drenasi kanë votuar përmes postës. KQZ-ja, ka përditësuar rezultatet e votave me postë nga diaspora për Komunën e Gjakovës, ku po zhvillohet një garë e ngushtë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri tani janë numëruar gjashtë vendvotime, ku: Vetëvendosja  kryeson me 925 vota, LDK është e dyta me 727 vota, AAK ka marrë 128 vota, PDK ka siguruar 76 vota.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vizita e presidentit të Ukrainës, V. Zelenski në Uashington u shoqërua me debate të ashpra me presidentin amerikan D. Trump

Vizita e presidentit të Ukrainës, V. Zelenski në Uashington u shoqërua me debate të ashpra me presidentin amerikan D. Trump

Vizita e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, në Uashington u shoqërua me debate të ashpra …