Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim që sa më shpejt të shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 vendvotime për të cilat u mor vendim që të rinumëroheshin nga KQZ. Arsyet për rinumërimin e këtyre 494 venvotimeve kanë të bëjnë me bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime. Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve, sipas zyrtarëve të KQZ-së, pritet të përfundojë nesër.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …