Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës. Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor që u mbajt të enjten. Krahas kësaj në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen. Ndërkohë nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
