Në Qirez të Skenderaj kanë filluar punimet e projektit për shtrirjen e gypit primar për furnizim me ujë të pijshëm

Në fshatin Qirez të komunës së Skenderajt kanë filluar punimet e projektit për shtrirjen e gypit primar për furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat që bëjnë pjesë në këtë bashkësi lokale. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, deputetja e Parlamentit Ganimete Musliu dhe drejtori i Urbanizmit, Driton Mulaj, anëtari i Kuvendit Fikret Rexhepi, së bashku me banorët vendës, kanë mbikëqyrë fillimin e punimeve të këtij projekti të rëndësishëm, i cili ka qenë edhe premtim i Qeverisjes Nura. Me këtë rast, kreu i Skenderajt është shprehur i lumtur që po fillon të përmbushet edhe një premtim tjetër, me gjithë vështirësitë që po përballen për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe mungesës së projektit të Brusit, po fillojnë në Qirez projekti i ujësjellësit për këtë bashkësi lokale. Shtrirja e gypit primar është e gjatë 72 kilometra, ndërkohë që, pasi të përfundojë projekti, furnizimi do të varet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë.

May be an image of 9 people, telephone pole and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …