Në kuadër te fushatës për të ndihmuar gratë dhe vajzat në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes aparaturës shume moderne, Mamografi Mobil, nga e hëna po qëndron në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj ,, në Deçan. Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale në Deçan Ibrahim Selmonaj, i shoqëruar nga drejtoresha e Financave Syzana Mustafaj kanë takuar drejtorin e QKMF Selmon Berisha, bashkë më stafin e tij. Gjatë këtij takimi nga Dr. Ahmet Dukaj, janë njoftuar për proceduarat e vizitës. Dukaj tregon se interesimi për mamograf është tejet i madhë, por ne po mundohemi që sado pakë të koordinohemi që të mos krijojmë radhë të gjata të pritjes. Fillimisht pacientet duhet të lajmërohen në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj” në Deçan për të bërë edhe një konsultim më mjekun, ndërsa në të preferohet të kontrollohen të gjitha femrat mbi moshën 40 vjeç, të cilat nuk kanë realizuar vizita mamografike për më shumë se një vit. Stafi i Mamografit i fton gjitha gratë dhe femrat e komunës së Deçanit, që ta shfrytëzojnë prezencën e kësaj aparature dhe të bëjnë këtë vizitë apo kontroll falas. Mamografi mobil i cili është vendosur në Deçan nga dt.25.06.2018 në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj” do të qëndroi deri më dt.13 korrik (e premte) 2018 dhe në dispozicion për pacient është ç’do ditë pune nga ora 09:00 në mëngjes.