Gjatë 42 orëve të fundit në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë gjithsej 22 persona, prej të cilëve një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në fshatin Sllatinë, ndërsa, të tjerë janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike, gjuajtja me armë dhe përdorimi i mjeteve të mprehta (thikave) gjatë natës së ndërrimit të moteve. Specialisti i mjekësisë emergjente, Avdush Bajgora, bërë të ditur për KosovaPress se një numër i madh i pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë kanë qenë me lëndime të ekstremiteteve. Disa prej tyre, sipas tij, kanë pësuar edhe amputimin apo këputjen e gishtërinjve, ndërsa, një pacient fatkeqësisht ka humbur syrin.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …