Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale që u mbajtën më 17 tetor. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky rinumërim do të marrë disa ditë kohë por se i hap rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare. “Ju njoftoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi për rinumërimin e rreth 300 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve”. “Në disa raste subjektet politike kanë marrë vota por jo edhe kandidatët dhe anasjelltas. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve mund të marrë kohë disa ditë dhe pas përfundimit të tyre nëse nuk do të ketë rinumërim tjetër KQZ-ja do të mund të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kuvende komunale” deklaroi Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …