Në 20- vjetorin e çlirimit të Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve, qyteti po modernizohet me infrastrukturën rrugore, u përuruan edhe dy kilometra rrugë të shtruara me kubëza, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve në punët e tyre të përditshme. Në inaugurimin e rrugëve të reja, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me drejtorë komunal dhe qytetarë. Nënkryetari, Berisha, duke iu drejtuar qytetarëve tha: “Ju dhe fëmijët e juaj t’i gëzoni këto investime në infrastrukturën rrugore, ju si tatimpagues dhe ne si menaxhues të buxhetit publik, po e kthejmë në investime publike dhe në shërbimet e plotësim të kërkesave tuaj, duke ia dhënë një imazh qytetit të Malishevës, qytetit modern, që dalëngadalë po kompletohet me infrastrukturën, rrugore, kanalizime, ujësjellës, infrastrukturën shkollore, shëndetësore, zonën ekonomike, infrastrukturën e banimit social, inkubatorin e biznesit, por do të vazhdojmë edhe më tej në kompletimin e investimeve në qytetin e Malishevës si qeveri komunale”, përfundoi, Berisha. Qeveria komunale, me dinamikë të planifikuar po realizon projektet e parapara për vitin 2019, e shumë shpejt në qytetin e Malishevës do të fillojnë edhe projektet që janë të planifikuara për këtë mandat qeverisës.