Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur

Në qytetin e Mitrovicës do të fillojnë gërmimet në kërkim të një varreza masive

Në qytetin e Mitrovicës, në pjesën veriore, pritet të  fillojnë gërmimet në kërkim të varrezës masive, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit. Ai tha se gërmimi vlerësues nis në lokacionin e quajtur Xhamia e Ibrit, afër Urës se Ibrit në Mitrovicë. Gjetaj, tha se dyshimet për këtë lokacion për varrezë masive, kanë ekzistuar prej përfundimit të luftës, por “për shkak të lokacionit, kjo çështje është zvarritur për shkaqe sigurie dhe politike. Një numër i lokacioneve në Kosovë dhe brenda territorit të Serbisë, sipas autoriteteve të vendit, dyshohet të jenë vendvarreza masive në të cilat, siç thuhet, janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë periudhës së luftës. Edhe 1600 qytetarë të vendit tonë, vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur që prej përfundimit të luftës në Kosovë, ndërkohë që familjarët e tyre kanë kërkuar nga autoritetet e vendit dhe ato ndërkombëtare që të ‘bëhet më shumë në zbardhjen e fatit të tyre’.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …